Rekomandimet për Bujqësinë: Mbështesni fermerët më në nevojë dhe siguroni ushqim për kafshët

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 16:06 | Aktualitet
Rekomandimet për Bujqësinë: Mbështesni fermerët më

Në kohën kur fermerët po i shoqërojnë me protesta diskutimet për buxhetin e shtetit dhe paketën e re fiskale, rekomandimet që vijnë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit, duke filluara nga viti që vjen, është pikërisht mbështetja për fermerët dhe blegtorët më në nevojë. Po ashtu i vihet theksi edhe transparencës në shpërndarjen e fondeve për këtë sektor. Në takimin e 15-të të ministrive të Bujqësisë të Europës Juglindore, u nënvizua se ndjekja e mekanizimit të tregut të përbashkët rajonal nga vendet e mbetura pas në rrugën drejt BE-se, do të sillte një fuqizim ekonomik, i cili do të ishte pozitiv në sytë e europianëve.

“Iniciativa juaj për një treg të përbashkët rajonal, do të maksimizojë përfitimet e planeve tona investuese dhe do t’ ju ndihmonte të integrohet ekonomia juaj në sektorët tuaj, veçanërisht në bujqësi. Kjo ndihmon edhe në procesin e futjes në BE. Duhet të mbështesim mbijetesën e fermerëve, që zonat rurale të jenë produktive. Fillimisht do të përmirësohet mënyra sesi bëhet pagesa e drejtpërdrejt për fermerët në mënyrë më transparente dhe më efektive, ky është prioritet kyç për shtetet e BE, si dhe të  mbështesim më shumë ata që kanë nevojë për shpërndarje të  fonde”, deklaroi Drejtor i Përgjithshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i BE, Johan Clarke.

Ministrja e Bujqësisë solli në vëmendje shembujt më të afërt të lehtësive që do të krijohen përmes Open Balkan, nismë që ende nuk i janë bashkuar tre vendet tjera, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

 Por nga pala serbe ka dhe një paralajmërim për krizën me të cilën pritet të përballet shpejt rajoni, sa u përket eksporteve dhe produkteve bujqësore e blegtorale.

“Viti që është para nesh për sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë do të jetë shumë sfidues për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vera e vitit 2021 ka qënë shumë e thatë dhe të gjithë kemi theksuar se kemi mungesë së ushqimit për kafshët blegtorale. Me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare kjo sfidë bëhet më e vështirë. Të gjithë do të kalojnë nëpërmjet kësaj krize. Kush mendon se do t’i shmanget rritjes së energjisë dhe gazit e ka gabim, ndaj duhet të bashkëpunojmë për informimin e njëri-tjetrit”, u shpreh ministri i Bujqësisë së Serbisë Branislav Nedimovic.

Kriza e tregjeve ndërkombëtare të energjisë detyroi qeverinë shqiptare të marrë borxh etë ndryshojë buxhetin e shtetit, ndërsa çmimet janë vetëm në rritje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos