
Gjermania ka raportuar numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi këtë të martë, pasi sipas shifrave zyrtare 285 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër, rastet e reja me koronavirus në vend janë ulur ndjeshëm, sipas Institutit “Robert Koch”, autoriteti zyrtar në vend për shëndetin publik. Në 24 orët e fundit raportohet për 2486 raste të reja, që e çojnë në total në 127583 shifrën totale.
Megjithatë, thuajse 57% e personave të konfirmuar me koronavirusi, ose 72600, janë shëruar plotësisht nga sëmundja, sipas Institutit “Robert Koch”.
Gjermania po mendon të zgjasë masat kufizuese, të paktën deri më 3 maj. Kancelarja Angela Merkel mendon se udhëzimet kanë funksionuar në ndalimin e përhapjes së Covid-19. (A2 Televizion)