48-vjeçari britanik ndërron jetë disa ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 23:07 | Bota
48-vjeçari britanik ndërron jetë disa ditë pasi ishte

Një baba i devotshëm që nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe sapo ishte duke u shëruar nga koronavirusi vdiq papritmas pasi hasi vështirësi për t'u mbushur me frymë.

Dom Merrix dukej se ia kishte "hedhur" virusit, por gjendja e tij shëndetësore mori një kthesë të menjëhershme dhe 48-vjeçari u ndje keq në shtëpinë e tij në Portsmouth.

Aspiranti për trajner futbolli ishte izoluar para dy javësh për shkak se kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai po qëndronte në pjesën e bodrumit të shtëpisë që të mos kishte kontakte me bashkëshorten e tij Sara dhe vajzën Ellie-Mai.

Sara e gjeti bashkëshortin e saj në vështirësi për të marrë frymë dhe për këtë arsye lajmëroi një ambulancë. Mjekët mbërritën në shtëpinë e tyre dhe e morën 48 vjeçarin me urgjencë.

Për fat të keq ai pësoi një sulm në zemër rrugës për në spital dhe megjithë përpjekjet e guximshme të mjekëve ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos