Rekord shkarkimesh, Serie A, 11 trajnerë të larguar në 22 javë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 18:03 | Futboll
Rekord shkarkimesh, Serie A, 11 trajnerë të larguar në 22

Marco Giampaolo ishte tekniku i parë që nisi serinë e shkarkimeve. Giampaolo u largua nga Milan pas vetëm 7 javësh në krye të kuqezinjve. Të njëjtin fat kishte edhe Di Francesco në radhët e Sampdorias, vendin e të cilit e mori veterani Claudio Ranieri.

Zinxhiri i largimeve preku më pas, Aurelio Andreazolin i cili u largua nga Genoa në javën e 8 dhe Igor Tudor nga Udinese dy javë më vonë.

Eugenio Corini tek Breschia është një rekord negativ më vete. Trajneri 49-vjeçar, u shkarkua për herë të dytë këtë sezon pas, ndërprerjes së bashkëpunimit në javën 11 ku i la vendin ish-futbollistit Fabbio Grosso, i cili e pati gjithashtu të shkurtër rrugëtimin tek Breschia.

Thiago Motta nga Genoa, largimi i bujshëm i Carlo Ancelottit nga Napoli, Montella me Fiorentinën dhe së fundi edhe Valter Mazzari me shkarkimin nga Torino, i shtohen listës negative të kampionatit italian që kthehet zyrtarisht në ligën më të paduruar në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos