Rekordi i Serisë A, 1,2 miliardë euro merkato

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 14:46 | Futboll
Rekordi i Serisë A, 1,2 miliardë euro merkato

Serie A regjistroi këtë vit merkaton më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Shifrat flasin për 1,2 miliardë euro, duke thyer rekordin e verës së kaluar ku u bë i mundur kalimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi e ndërsa 20 klubet italiane shpenzuan në total 1 miliard e 120 milionë euro.

5 vite më parë në kampionatin italian u investuan vetëm 400 milionë euro në blerjen e lojtarëve.

Futbolli italian ka reduktuar ndjeshëm diferencat me atë që vitet e fundit është konsideruar i paarritshëm, kampionatin anglez. Nëse Premier League mban rekord me 1,55 miliardë euro shpenzime dhe La Liga renditet e dyta me 1,32 miliardë, Seria A qëndron në vendin e tretë.

Bundesliga gjermane dhe Ligue One në Francë nuk e kalojnë shifrën e 750 milionë eurove në merkato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos