“Paralizohet” Parisi, qindra forca policie për Messin

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 19:52 | Futboll
“Paralizohet” Parisi, qindra forca policie për Messin

Në ditën e parë në Paris, prezenca e Leo Messit shkaktoi “paralizimin” thuajse të plotë të kryeqytetit francez.

Nga aeroporti, në stadium dhe më tej, për të vijuar në selinë e klubit dhe hotel. Qindra tifozë dolën në rrugë për të përshëndetur gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjatë gjithë itenerarit shoqërohej jo vetëm nga dhjetëra roje sigurie, por edhe nga një numër shumë i madh i forcave të policisë.

Që tifozët në Paris janë çmendur pas Messit e tregon edhe fakti që vetëm pak orë pasi firmosi kontratën me yllin argjentinas, klubi francez nxori në shitje “online” 250 mijë fanella, të cilat u shitën për një orë.

Kjo bëri që tifozët e PSG të mbanin radhë të gjata në dyqanet zyrtarë të klubit, për të siguruar fanellën me numrin 30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos