
Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele është përkeqësuar që kur u shtrua të martën e kaluar në një spital të Sao Paulos.
Sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, ish-lojtari i Santosit dhe Brazilit nuk i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që po i nënshtrohej që nga shtatori 2021, për shkak të një operacioni për kancerin e zorrës së trashë.
Përveç kësaj, në fillim të vitit ai u diagnostikua me metastaza në zorrë, mushkëri dhe mëlçi.
82-vjeçari aktualisht po merr kurim për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar frymëmarrjen. (A2 Televizion)