Serbia bllokon kamionët me mallra nga Kosova, Rama: Duhet solidaritet për të luftuar koronavirusin

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 17:37 | Ballkani
Serbia bllokon kamionët me mallra nga Kosova, Rama: Duhet solidaritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për bllokimin prej më shumë se 24 orësh të disa kamionëve me mallra nga Kosova prej palës serbe.

Kryeministri shqiptar i bën thirrje presidentit serb, Vuçiç që të ngrejë traun dhe të lejojë kalimin e mallrave pasi vetëm duke e ndihmuar njëri-tjetrin mund të fitohet lufta përballë koronavirusit.

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Zoti Vuçiç, vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem, z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos