Flamuri i Maqedonisë së Veriut valëvitet në selinë e NATO-s

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 19:13 | Ballkani
Flamuri i Maqedonisë së Veriut valëvitet në selinë e

Pasditen e së hënës në Brukel është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s, duke e bërë fqinjin tonë zyrtarisht si vendin e 30 anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni së bashku me një grup të vogël zyrtarësh për shkak të masave të reja nga koronavirus, e cilësoi këtë moment si historik për Maqedoninë e Veriut, por edhe të gjithë rajonin.

"Ne u mblodhëm sot për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s duke ngritur një flamur para selisë sonë. Tridhjetë e gjashtë flamuj tani po valojnë së bashku, si një simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë", tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministrat tjerë të qeverisë e ndoqën këtë ceremoni përmes një videoje drejtpërsëdrejti. Ai e konsideroi anëtarësimin në NATO si një nga sukseset më të mëdha të vendit që pas shpalljes së pavarësisë.

"Udhëtimi ka qenë i gjatë, dhe shpërblimi që erdhi sot kur shohim flamurin tonë përpara selisë së NATO-s në Bruksel, është i merituar", tha Spasovski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos