
Rrjeti social Twitter njofton se në fund të vitit të kaluar ka mbyllur dhjetëra llogari që ishin përfshirë në promovimin e Partisë Progresive në pushtet në Serbi dhe liderit të saj, Aleksander Vuçiç.
Në postimin e Twitter shkruhet se këto llogari ishin përfshirë në një veprimtari të koordinuar për të promovuar PSP dhe për këtë arsye ato u mbyllën.
Të gjitha llogaritë e mbyllura që favorizonin Vuçiç dhe partinë e tij operonin nga Egjipti, Hondurasi, Indonezia, Arabia Saudite dhe Serbia.
“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuar joautentike, e cila çoi në heqjen e 8,558 llogarive punonin për të promovuar partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”. (A2 Televizion)