Rënia e besimit në ekonomi, rrezikohen shpenzimet nga individët dhe bizneset

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 15:19 | Ekonomi
Rënia e besimit në ekonomi, rrezikohen shpenzimet nga individët

Rritja e çmimeve që ka shkaktuar rënien e besimit në ekonomi shihet me shqetësim nga ekspertët, lidhur me qasjen që do të kenë qytetarët dhe bizneset në drejtim të konsumit dhe investimeve. Ata rekomandojnë një rol më aktiv të qeverisë në drejtim të shpenzimeve publike, me qëllim rritjen e investimeve dhe parasë në qarkullim.

Në rënien e besimit në ekonomi duket se po ndikon në një reaksion zinxhir edhe shtrenjtimi i lëndëve të para, që rrit kostot për biznesin dhe rrjedhimisht shkakton një valë të re të rritjes së çmimeve për konsumatorët.

Pas një rikuperimi disamujor, treguesi i besimit në ekonomi, që publikohet nga banka e Shqipërisë pësoi rënie në janar, duke zbritur në nivelin e 1.7%. Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset, që janë agjentët kryesorë të ekonomisë e shohim me pesimizëm situatën ekonomike dhe janë të stepur në drejtim të investimeve dhe konsumit, duke pritur ditë më të mira. Për ekonominë, kjo do të thotë më pak para në qarkullim e rrjedhimisht, më pak konsum e vende pune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos