Rënia e mbrojtjes nga vaksina, Izraeli ofron dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 16:18 | Bota
Rënia e mbrojtjes nga vaksina, Izraeli ofron dozën e tretë

Izraeli bëhet shteti i parë në botë që ofron një dozë të vaksinës kundër koronavirusit per personat mbi moshën 60-vjeçare. Sipas kryeministrit Naftali Benett, ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës të paktën 5 muaj më parë, do të mund të marrin të tretën duke filluar nga e diela. Presidenti Isaak Herzog i cili mbush 61 vjeç në shtator do të jetë i pari që do të marrë dozën e tretë.

Dua t’iu njoftoj se një komision ekspertësh në Ministrinë e Shëndetësisë në Izrael, aprovoi zyrtarisht rekomandimin për t’i dhënë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, qytetarëve mbi 60 vjeç. Të dhënat sugjerojnë rënie të imunitetit me kalimin e kohës dhe qëllimi i dozës shtesë është të reduktojë shanset e infektimit dhe sëmundjes së rëndë”, tha Naftali Benett.

Kryeministri shtoi se 2 mijë persona me sistem të dobët imunitar e kanë marrë tashmë dozën e tretë, pa efekte të rënda anësore. Vendimi merret mes rritjes së infektimeve me variantin Delta në Izrael, një prej vendeve me mbulimin më të madh me vaksina në botë.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh janë vaksinuar, të dhant e Ministrisë së Shëndetësisë sugjeruan se vaksina ishte vetëm 41 përqind efektive në parandalimin e Covidit simptomatik gjatë muajit të fundit. Megjithatë mbrotja nga sëmundja e rëndë mbetet e lartë; 91 përqind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos