Rënie gurësh në aksin Elbasan Librazhd, ndërprerje energjie në fshatra

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 10:23 | Aktualitet
Rënie gurësh në aksin Elbasan Librazhd, ndërprerje energjie

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd dhe Gramsh-Moglicë. Po kështu rënie aluvionesh janë raportuar në Cërrik-Gramsh dhe rënie dherash në Pishkash të Librazhd-Qafë-Thanë.

Sipas informacioneve të marra sot në orën 8.30 në qarkun e Elbasanit në Orenje të Librazhdit po punohet nga ana e OSHE-së për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.

Lumenjtë Shkumbin e Devoll kanë prurje por jo problematikë. Edhe përroi Zaranikes në Bashkinë Elbasan ka pasur rritje të prurjeve, por pa shfaqur probleme.

Në qarkun e Elbasanit të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos