Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme jo të vogla dhe në disa akse rrugore të qarkut verior të Kukësit.
Sipas raportimeve të Bashkisë prurjet e madhe të ujërave nga përrenjtë e lumenjtë kanë dëmtuar pjesërisht segmentin Ura e Lapajve-Fshat-Grykë-Çaj, por ndërhyrja me fadromat dhe punonjësit e bashkisë e kanë pastruar atë.
Rruga Shkinak- Çajë, ka pasur probleme tek përroi i fshatit Çajë duke grumbulluar sasi të mëdha dheu e gurësh. Ndërkohë që vijon puna për ta mbajtur hapur këtë rrugë.
Probleme gjithashtu janë paraqitur në aksin nacional Ura e Drinit të Zi, Lugina e Drinit deri në Morinë, ku supervizori i firmës bëri pastrimin e plotë dhe po mban në gatishmëri këtë aks.
Shtabi i emergjencave civile të bashkisë Kukës, është gjatë gjithë kohës në terren për të monitoruar situatën që sipas parashikimeve pritet të përkeqësohet për shkak të shirave në orët në vijim. (A2 Televizion)