Reshje shiu në të gjithë vendin dhe ulje temperaturash

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 08:02 | Aktualitet
Reshje shiu në të gjithë vendin dhe ulje temperaturash

Kthjellime e vranësira ndërrojnë vendet gjatë gjithë ditës së kësaj të shtune, duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat perëndimore gjatë paradites. Pas mesditës priten shira të dobët në të gjithë vendin, më të konsiderueshëm në skajet veri-jug.

Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me 1-2°C, ndërsa vlerat ditore do të variojnë nga 7 në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë por mesatare dhe deri e fortë në det nga drejtimi jugor, duke aktivizuar dallgëzim 2-3 ballë në brigjet detare, por dallgë mbi 4 ballë do të ketë në det të hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos