Vaksinimi kundër Covid-19, përgjysmohet interesi gjatë tetorit. Shqipëria, e parafundit në rajon

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 19:24 | Aktualitet
Vaksinimi kundër Covid-19, përgjysmohet interesi gjatë tetorit.

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, qytetarët në vend nuk po vaksinohen. Madje, interesi ka pësuar rënie të konsiderueshme këtë muaj.

Nga mbi 230 mijë vaksinime të kryera në tre javët e para të shtatorit, shifra ka rënë në pak më shumë se 156 mijë këtë muaj. Thënë ndryshe, nga rreth 11 mijë vaksinime ditore që kryheshin në shtator, mesatarja ka arritur në 7 mijë.

Mirëpo, këtij trendi negativ duket se i ka shpëtuar qendra e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”. Specialistja e shëndetit publik, Viola Manushi, shprehet për A2 CNN se procesi i vaksinimit ka vijuar normalisht, sipas pritshmërive të autoriteteve shëndetësore.

https://a2news.com/2021/10/22/komiteti-teknik-nuk-ndryshon-masat-aprovohet-doza-e-trete-e-vaksines-nis-nga-1-nentori/

Manushi ka edhe një mesazh ndaj atyre që hezitojnë të vaksinohen: “U bëj apel, sidomos atyre që banojnë pranë qendrave të vaksinimit, të vijnë e të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre”.

Ngadalësimi i procesit të vaksinimit ka bërë Shqipëria të klasifikohet si e parafundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket nivelit të vaksinimit me dy doza. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/22/doza-e-trete-e-pfizer-95-6-per-qind-e-efektshme-kunder-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos