Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 14:59 | Aktualitet
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nga sot, nafta do të tregtohet me 219 lek për litër, duke pësuar një ulje të ndjeshme nga mbledhja e fundit më 5 prill, ku ishte caktuar me çmimin 233 lek për litër.

Gjithashtu, bordi vendosi që çmimi i benzinës të ulet në 205 lek për litër, nga 209 lek për litër që ishte, ndërsa çmimi i gazit mbeti i pandryshuar në 115 lekë për litër.

Edhe pse në mbledhjen e fundit më 5 prill, çmimet ishin fiksuar deri për datën 12 prill, Ministria e Financave tha se ndryshimet reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18:00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, tha Ministria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos