Revolucion tek Interi, zikaltrit gati të blejnë dy portierë për të zëvendësuar Onanën

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 08:08 | Futboll
Revolucion tek Interi, zikaltrit gati të blejnë dy portierë

Jo një, por dy portierë. Kështu mund të plotësojë Interi hapësirën e lënë bosh nga një largim i mundshëm i Onanas drejt Manchester United.

SportMediaset raporton se zikaltrit po mendojnë për një revolucion të vërtetë në katërkëndëshin e tyre.

Nëse kamerunasi i portës zgjedh të bëhet “djall” në Old Traford, zikaltrit do të bëjnë një goditje të dyfishtë duke nënshkruar me Yann Sommer dhe Anatolij Trubin.

Zvicerani 34-vjeçar, i cili zbarkoi në Bavari vetëm pak muaj më parë për të zëvendësuar të dëmtuarin Neuer, do të garantonte përvojën ndërkombëtare, ndërsa portieri i Shakhtarit, i lindur në 2001, do të ishte perspektivë për të ardhmen.

Negocimi për Sommer për momentin duket të jetë më i nxehti, por kontaktet për Trubin tashmë janë bërë. Në fakt, ndërmjetësi i tij ishte në zyrë të enjten vonë pasdite, për të takuar drejtuesit e zikaltërve dhe për të filluar negociatat.

Për më tepër, reprezentuesi ukrainas tashmë ka dërguar sinjale përmes rrjeteve sociale, duke komentuar me emoji, lajmet në Instagram, për transferimin e mundshëm të Onanës tek United, si për të nënvizuar se ai vetë ndjek nga afër revolucionin e Interit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos