
Vitet ikin, por klasi mbetet i përjetshëm. Kjo vlen më së miri për Alban Mehën.
Pas karrierës elitare në Gjermani, ish-mesfushori i Kombëtares tashmë luan në Regional-Liga, nivelin e katërt të futbollit në këtë vend, me Hessen Kassel, klubi i qytezës që dikur ka qenë një shtet në Perandorinë e Shenjtë Romake.
37-vjeçari do të vijojë të luajë edhe për një sezon me skuadrën, pasi firmosi marrëveshjen deri më 30 qershor 2024. Ndërkohë, ai do të vijojë edhe punën dy herë në javë si ndihmëstrajner i ekipit të 17-vjeçarëve, për të transmetuar eksperiencën dhe kualitetin te talentët e rinj. (A2 Televizion)