
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka vendosur të vazhdojë karrierën te skuadra e Bayer Leverkusen në Gjermani.
Mediat sportive gjermane kanë raportuar se ish-mesfushori Arsenalit ka mbërritur rreth mesditës së të enjtes në Këln për të kryer testet mjekësore përpara se të transferohet te Bayer Leverkusen për rreth 21,5 milionë paunde.
Lajmet e para për largim nga Londra të futbollistit me orgjinë shqiptare nisën të qarkullojnë që në mes të muajit maj, ndërsa ai e mbylli aventurën e tij me “Topçinjtë” me një dygolësh të realizuar ndaj Ëolves.
Ai largohet nga Arsenali me dy trofe të FA Cup dhe një të Community Shield”. Pas shtatë sezonesh në Emirates Stadium, Xhaka do të largohet me dy medalje të FA Cup dhe një Superkupë. Ai realizoi 23 gola, dha 29 asiste në 297 ndeshje me Arsenalin. (A2 Televizion)