
Në shkolla ka fiktivitet të lartë notash, mësues jo cilësorë dhe nxënës gjithnjë e më të dobët. Ky fakt tashmë pranohet edhe nga Ministria e Arsimit, pas analizës së detajuar që i është bërë rezultateve të maturës së vitit të shkuar.
Nga studimi rezultoi se maturantët kanë mangësi të theksuara në gjuhë shqipe, në matematike ndërsa më mirë janë ne gjuhë të huaj. Nota mesatare në lëndën e Gjuhës Shqipe është 7, 6.5 ne matematike dhe 7.5 në Gjuhën Angleze.
Krahas fiktivitetit të notave që konstatua gjatë krahasimit të notës mesatare vjetore me atë të maturës, studimi nxori në pah diferencën e madhe mes shkollave në vend.
Mallakastra, Shijaku dhe Hasi janë bashkitë më rezultatet me te larta në rang vendi në lëndën e Gjuhës Shqipe me mesatare 7.5. Hasi kryeson për rezultate më te mira edhe në matematike duke arritur notën mesatare 8.6, ndjekur nga Kavaja dhe Gramshi.
Më të dobët janë nxënësit e bashkive Skrapar, Vau i Dejës, Klos dhe Bulqizë.
Ministrja e Arsimit për herë të parë vuri theksin edhe tek keq administrimi i provimit të maturës. Përmes kopjimit apo tolerimit nga ana e mësuesve, nxënësit kanë marrë nota të pamerituara.
Pas problemeve që nxori studimi, ministria ka vendosur te reformoje Maturën Shtetërore në mënyrë që fiktivieti i notave të mos ndikojë më në marrjen e degëve të pamerituara në universitete. (A2 Televizion)