Rezultatet e maturës 2021, njohësit të sistemit arsimor: Nuk përfaqëson nivelin mësimor të nxënësve

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 21:27 | Sociale

Në provimet e fundit të Maturës Shtetërore kaluan më shumë nxënës se kurrë më parë në pesë vitet e fundit akademike, thuajse 99 e të testuarve. Ndryshme nga sa mund të mendohej, edhe nota mesatare 7,36 ishte nër më të lartat në pesë vitet e fundit.

Në dukje paradoksale me prishmëritë, marrë parasysh pandeminë, masat kufizuese e mësimin në distancë, për ekspertë të arsimin ka një shpjegim. “Sot në Shqipëri, u bë viti i dytë që mbaroi matura me një problematikë shumë të madhe, por Ministria e Arsimit nuk arriti të gjejë se çfarë ka munguar në realitet, por gjeti një zgjidhje “praktike” duke dhënë nota fiktive, për të larë duart”, thotë Qemal Çejku.

Për të përforcuar idenë e tij, Çejku merr në analizë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në të cilin notat 6, 7 dhe 8 përbënin 63 për qind të vlerësimeve në total, ndërsa vlerësimi maksimal vetëm 4.84 për qind. “Nxënësit ishin shkëputur nga arsimi, nuk e dinin çfarë bëhet në orën e mësimit. Në të tilla raste sigurisht që niveli do të jetë shumë i dobët”, thotë Çejku.

Matura e shkuar Shtetërore, përveç notave të ulëta dhe fiktivitetit në vlerësim u shoqërua edhe me protesta që kulmuan pas provimit të maturës. Ministria e Arsimit u detyrua më pas të ulë pragun e vlerësimit për çdo notë.

https://a2news.com/2022/01/27/studimi-i-unicef-covid-19-demtoi-arsimin-edhe-me-shume-nga-sa-ishte-parashikuar/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos