Riatdhesimi i një gruaje nga kampi i Al Hawl rrëzon qeverinë norvegjeze

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 22:13 | Bota

Koalicioni qeverisës në Norvegji pësoi një çarje të rëndësishme pas vendimit për të lejuar një grua, bashkëshorte e një luftëtari të ISIS, të rikthehej në shtëpi nga Siria së bashku me fëmijën e saj.

Populistët e Partisë së Progresit vendosën të dalin nga koalicioni qeveritar pasi një nënë u lejua të kthehej në Norvegji që djali i saj 5 vjeçar, i sëmurë rëndë, të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

29-vjeçarja së bashku me dy fëmijët e saj ka jetuar prej disa kohësh në kampin Al Hawl në Siri, i cili strehon mbi 80 mijë gra dhe fëmijë, familjarë të luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Kryeministrja Erna Solberg deklaroi se pas këtij vendimi të populistëve do përpiqet të krijojë një koalicion minorance me Konservatorët, Partinë Liberale dhe Kristiandemokratët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos