Ricky Martin akuzohet për incest nga nipi i tij

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 12:52 | Showbiz
Ricky Martin akuzohet për incest nga nipi i tij

Ricky Martin është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar dhe rrezikon deri në 50 vite burg nëse dënohet.

Në fillim të muajit, këngëtari i famshëm mori një urdhër-ndalimi për dhunë në familje, por nuk u zbulua identiteti i viktimës. Por, sipas “Marca”, vëllai i tij, Eric Martin, ka zbuluar se viktima është nipi i Ricky Martin, Dennis Yadiel Sanchez.

https://a2news.com/2022/07/04/ricky-martin-nen-akuze-per-dhune-ne-familje/

Ricky Martin akuzohet për “dhunë fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez dhe do të përballet me një gjykatë në Porto Riko, në 21 korrik.

Sipas gazetës “El Vocero”, Martin dhe nipi i tij kishin një lidhje 7-mujore dhe janë ndarë rreth dy muaj më parë. Ricky Martin nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe është parë shumë herë pranë banesës së nipit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos