
Filmit iranian “Summer With Hope” iu dha çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary (KVIFF) në Republikën Çeke. Regjisori iraniano-kanadez, Sadaf Foroughi, mori një Glob Kristali për regjinë e filmit i cili tregon historinë e dy burrave - një kampion i ri noti dhe trajneri i tij - që përballen me mosmiratimin nga autoritetet dhe njerëzit.
Aktori australian Geoffrey Rush mori një Glob Kristal për "Kontribut të jashtëzakonshëm artistik". Aktori, shkrimtari dhe regjisori Benicio del Toro u nderua me Çmimin e Presidentit të festivalit.
Edicioni i sivjetshëm i Karlovy Vary (KVIFF) ishte realizimi i parë i plotë i organizuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Festivali i vitit të kaluar u mbajt me kufizime ku kërkonte pasaporta vaksinimi dhe edicioni i vitit 2020 ishte online.
Edicioni i 56-të i festivalit më prestigjioz të filmit në Evropën Qendrore dhe Lindore përfundoi të shtunën në qytetin e vogël të llixhave të Karlovy Vary. (A2 Televizion)