
Aktori i njohur i humorit shqiptar Xhevahir Zeneli është shpallur "Qytetar Nderi" nga këshilli bashkiak Kolonjë, me motivacionin për kontributin e tij të shquar në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.
Ka qenë surprizë marrja e këtij titulli për Zenelin, ku pjesë e saj ka qenë dhe kolegu i tij i njohur Agron Llakaj e të tjerë humoristë shqiptarë.
Xhevahir Zeneli ka një galeri të gjerë në rolet e tij në estradë, teatër dhe kinematografi.
Mbrëmja e kaluar ka sjellë një atmosferë energjike në Kolonjë e cila tashmë ka nisur aktivitetet e sezonit veror si një alternativë e shtuar për të pushuar në juglindje. Bashkia e këtij qyteti ka sjellë në shesh legjendarët "Elita 5" në cilët kanë ndezur sheshin "Rilindja" duke bërë bashkë jo vetëm banorë por edhe shumë vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit.
Teksa pritet përfundimi total i rrugës nga Korça drejt Kolonjës kjo e fundit ka nisur tashmë të kthehet në një destinacion të preferuar malor nga shqiptarët dhe të huajt. (A2 Televizion)