
Është shtyrë për në datën 5 janar seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ish-ministri ishte i pranishëm, por seanca dështoi për shkak të mungesës së të pandehurit tjetër, Jaeld Çela, si dhe dy avokatët e tij. Avokati Ismailaj u justifikua me një raport mjekësor, ndërsa avokati Romano kishte një proces tjetër në Gjykatën e Lezhës. Në këto kushte, Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më 5 janar.
Tahiri, në dalje nga gjykata, nuk pranoi të jepte asnjë koment. (A2 Televizion)