Rihapen nga 1 shkurti Muzetë e Vatikanit, pas 3 muajsh mbylljeje

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 21:49 | Bota
Rihapen nga 1 shkurti  Muzetë e Vatikanit, pas 3 muajsh mbylljeje

Muzetë e Vatikanit rihapin dyert e tyre për publikun. Pas 88 ditësh mbylljeje për shkak të situatës së krijuar nga Covid, duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, më 1 shkurt 2021, vizitorët më në fund do të mund të shohin Koleksionet e Vatikanit çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, nga ora 8:30 deri në 18:30.

Hyrja apo pranimi i fundit do të jetë në orën 16.30, me rezervim të detyrueshëm online.

Lajmi është komunikuar nga Muzetë e Vatikanit në rrjetet e tyre sociale. Për Koleksionet Papnore kjo është mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos