Tjetër sulm në Gaza, Izraeli godet “zyrën operative” të Hamasit

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 08:30 | Bota

Nuk ka të ndalur tensioni në Gaza. Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka bombarduar nga ajri “zyrën operative” të Hamasit.

Fillimisht, në Twitter, ushtria izraelite njoftonte se po bëhej gati për një sulm tokësor, por ky ishte një kurth. Sapo anëtarët e Hamasit u futën në tunele, nisën bombardimet nga ajri të bunkerëve.

Sulmet ajrore kanë vijuar gjatë gjithë natës.

https://a2news.com/2021/05/14/cfare-la-pas-bombardimi-me-1000-raketa-ne-gaza/

Sipas autoriteteve vendase, bilanci i viktimave në Gaza ka shkuar në 126, mes të cilëve 31 janë fëmijë.

https://a2news.com/2021/05/14/frika-ka-pushtuar-edhe-qytetin-izraelit-ku-hebrenjte-dhe-arabet-jetojne-ne-paqe/

Ndërkohë, Egjipti ka kërkuar një armëpushim, qoftë ky edhe i përkohshëm, për të evakuuar të plagosurit.

Sot do të mblidhet edhe Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara.

https://a2news.com/2021/05/14/brenda-tuneleve-te-vdekjes-se-hamasit-nga-ku-behen-kontrabanda-e-armeve-dhe-sulmet-ndaj-izraelit/

Ndërkohë, edhe Gaza ka rinisur mëngjesin e sotëm hedhjen e raketave drejt jugut të Izraelit, në veçanti në qytetet Ashkelon dhe Ashdod. Sipas Izraelit, shumica e raketave janë kapur nga sistemi Iron Dome (Kupola e Hekurt). (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/12/poshte-kupoles-se-hekurt-armes-izraelite-qe-duket-sikur-ka-dale-nga-star-wars/

A2 CNN Livestream

Latest Videos