Pas 6 muajsh mbyllur për shkak të karantinës, turistët tashmë mund të shijojnë një ditë në Kullën e Pjerrët të Pizës në Itali. Autoritetet italiane e mbyllën kullën më 3 nëntor të vitit të shkuar, pasi vendi u godit rëndë nga një valë e dytë e pandemisë Covid-19. Fill pas njoftimit për rihapjen, vizitorë vendas e të huaj u dyndën drejt kullës, një prej simboleve arkitekturore më të famshme të Italisë. Një numër i kufizuar vizitorësh lejohen të hyjnë brenda monumentit, me vetëm 25 minuta në dispozicion për një tur dhe fotografi, nga 50 minuta që ka qenë në kohë normale një vizitë brenda kullës. (A2 Televizion)
Rihapet Kulla e Pizës, dynden vizitorët
