Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vëzhgoi stërvitjet ushtarake dhe testimin e disa pajisjeve raketore.
Kjo u konfirmua nga media shtetërore e vendit komunist. Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm armësh me rreze të shkurtër janë lëshuar nga gadishulli Hodo në drejtim të detit të Japonisë.
Lideri i Koresë së Veriut urdhëroi këto testime për të rritur aftësitë luftuese të vendit të tij. Për këto zhvillime reagoi dhe presidenti amerikan Donald Trump duke thënë se shpreson që Kim nuk do të rrezikojë rrugën për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve. (A2 Televizion)