Rikthehen konkurset, nisin vitin e ardhshëm nga Mjekësia, provimi do të jetë elektronik

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 14:18 | Sociale
Rikthehen konkurset, nisin vitin e ardhshëm nga Mjekësia, provimi do

Ministria e Arsimit rikthen konkurset për hyrjen në Universitete. Lajmi është bërë publik nga ministrja Evis Kushi e cila deklaroi disa nga ndryshimet që do të ndodhin vitin e ardhshëm në maturën shtetërore dhe arsimin e lartë.

Pilotimi i konkurseve për shkollat e larta do të nisë me universitetin e mjekësisë. Të gjithë maturantët që synojnë degët e mjekësisë dhe stomatologjisë do t’i nënshtrohen në Tiranë testit elektronik.

Përmes njoftimit dhe videos së dërguar nga ministra e Arsimit, Evis Kushi, deklaron se pas Mjekësisë, në  vitet e ardhshme, pranimet në të gjitha universitetet do të bëhen përmes konkurseve elektronike. Në diskutimin me dyer të mbyllura për median, ministrja e Arsimit foli edhe për disa nga ndryshimet në maturën shtetërore, si dhe rankimin e gjimnazeve sipas cilësisë.

Ministrja Evis Kushi premtoi përmirësimin e maturës që duke nisur nga viti i ardhshëm do të jetë vetëm proces përmbyllës i shkollës së mesme, fillimisht për maturantët që synojnë mjekësinë. Matura shtetërore aplikohet prej më shumë 15 vitesh në vendin tonë. Ky sistem u vendos pas heqjes së konkurseve në shkollat e larta, metoda e të cilave rezultoi abuzive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos