Rikthehen tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë patrullën, forcat speciale reagojnë me armë

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 15:12 | Kosova
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë

Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, një automjet i forcave të rendit është përplasur qëllimisht nga një automjet në Bistricë të Leposaviçit, që nuk respektoi urdhrin për të ndaluar. Pasi iu rrezikua jeta nga aksidentimi i qëllimshëm, anëtarët e forcave speciale të Kosovës reaguan duke qëlluar me armë zjarri.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Lista Serbe ka reaguar lidhur me rastin duke njoftuar se aty mbeti i plagosur rëndë, Miljan deleviç, serb i Kosovës, ndërsa personi që e shoqëronte atë nuk u lëndua. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kraljevës në Serbi dhe nuk është në rrezik për jetën.

Lista Serbe dhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pretendojnë se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe kërkuan largimin e menjëhershëm të policisë së Kosovës nga veriu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos