
Grafite me mbishkrimin “Wagner” janë shfaqur në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan të Kosovë.
Lidhur me këtë, policia nisi hetimet për atë që po cilësohet si “nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.
Në të dyja rastet, grafitet janë vendosur nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi rus i mercenarëve të rrezikshëm është përmendur shpesh gjatë kokëve të fundit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ku mendohet se ka hapur një zyrë rekrutimi.
Ndërkohë, në Beograd janë shfaqur disa postera me imazhin e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me mbishkrimin “terroristi i NATO-s”.
Këto postera janë vendosur nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. (A2 Televizion)