Rikthehet Champions, sot derbi anlgez

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 11:56 | Futboll
Rikthehet Champions, sot derbi anlgez

Rikthehet sot Champions League, me turneun prestigjioz që është në fazën e çerekfinaleve. Shorti rezervoi  duele spektakolare siç është derbi anglez Tottenham – Manchester City, i pashmangshëm duke parë numrin e madh të skuadrave angleze.

Një përballje krejtësisht e hapur me dy skuadrat që ndeshen për herë të parë në Champions, ndërkohë që takimi e sotme do të luhet në shtëpinë e re të “Spurs”. Përballja tjetër e sotme është ajo mes Liverpool dhe Porto. Sa i përket sfidave direkte, portugezët kanë kujtime të hidhura nga Liverpool teksa vetëm një vit më parë në 1/16-at e Champions, Porto u eliminua pas humbjes 5-0 në shtëpi ndërkohë që kishte barazuar në “Anfield” 0-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos