
Është zbuluar më në fund titulli i filmit të ri e të shumëpritur James Bond, i cili do të jetë edhe i fundit për aktorin Daniel Craig në rolin e spiunit më të famshëm në botë. Sipas Press Association, titulli është vendosur të jetë “No Time To Die” – “Nuk kam kohë për të vdekur”.
Me regji të Cary Fukuanga dhe skenar të Phoebe Ëaller-Bridge, ky është filmi i 25-të ku agjenti sekret britanik përpiqet - dhe sigurisht në fund ia del - të shpëtojë. Fillimisht filmit i ishte vendosur titulli “Shatterhand” – pseudonimi i Ernst Stavro Blofeld, antagonistit të filmit. Por më pas është marrë vendimi për të ndryshuar titullin në një që i përshtatet më tepër agjentit 007.
Xhirimet e filmit vazhdojnë prej muajsh, ndërsa Daniel Craig ka kryer edhe një operacion pasi dëmtoi ligamentet e kaviljes në muajin maj duke punuar në Xhamajkë. Pikërisht në ishullin magjik në Karaibe nis edhe filmi i ri, ku Bond ndërpret jetën e qetë pasi ndërmerr një mision për të shpëtuar një shkencëtar të grabitur. Filmi pritet të dalë në kinematë britanike në 3 prill 2020 dhe ato amerikane në 8 prill 2020. (A2 Televizion)