Rikthehet në shtator "Lord of the rings" me 8 seri të reja

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 14:57 | Showbiz

Rikthehet në ekran, për publikun e fansat, historia e legjendave, përmes serive të reja të "The Lord Of The Rings: The Rings Of Power." E vendosur në kohë mijëra vitë më parë, ngjarjet e “Hobbit” dhe “Mbretit të unazave” ndahen këtë herë në 8 seri, bazuar në tekstin origjinal të shkrimtarit e akademikut anglez J.R.R Tolkien, që i çon shikuesit nga shtatori në epokën e fuqive të mëdha, rritjes së mbretërive drejt lavdisë e më pas rrëzimit.

Ndërkohë aktorja Diane Keaton pritet të nderohet me çmimin "Brass Ring Aëard", në mbrëmjen e 36 të Ballos së Shpresës. Eventi i famshëm i bamirësisë mbahet çdo fillim tetori dhe mbledh fonde për qendrën e diabetikëve.

Një tjetër film që pritet të rikthejë zhurmën në media. Bazuar në investigimin që ii dhuroi të famshmes “NeëYork Times” çmimin Pulitzer për hetimin e historisë së Harvey Ueinstein.

“She Said” titullohet filmi ku yjet Carey Mulligan dhe Zoe Kazan luajnë rolin e gazetareve që thyen heshtjen për këtë histori. "She Said" do të shfaqet premierë në kinema më 18 nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos