Rikthimi i Metës në aksion, analistët: Përpjekje për t’u faktorizuar pas luftës Berisha-Basha

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 16:53 | Politikë
Rikthimi i Metës në aksion, analistët: Përpjekje për

Presidenti Ilir Meta është rikthyer sërish aktiv në skenën politike pasi u etiketua nga Lulzim Basha si një e keqe për Shqipërinë, në atë që kryedemokrati e cilësoi si “trekëndësh të Bermudës”, të përbërë edhe nga kryeministri Rama bashkë me Sali Berishën.

Sipas analistit Ben Andoni, kjo lëvizje e kreut të shtetit është një paralajmërim për t’u rikthyer në drejtimin e LSI pasi të zhvishet nga kostumi i presidentit.

Për rikthimin aktiv të Metës në politikë bie dakord edhe Aristir Lumezi, por sipas tij ditët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të numëruara. Të dy, bien dakord se kjo çarje në frontin opozitar e çon ujin në mullirin e kryeministrit.

Aktivitetet e fundit të Berishës janë dalluar për një ton të ashpër edhe ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. Një qasje jo serioze, sipas Andonit. Për Lumezin, këto sulme janë një përpjekje për të pastruar emrin e tij nga njolla e Departamentit të Shtetit.

Berisha ka nisur një proces gjyqësor për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetin ku kërkon nga ai të paraqesë prova që faktojnë akuzat e ngritura.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos