Rikthimi i Policisë në stadiume, drejtuesit e FSHF dhe klubeve takim me Ramën

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 10:29 | Futboll
Rikthimi i Policisë në stadiume, drejtuesit e FSHF dhe klubeve takim

Pas vizitës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në zyrën e Kryeministrit Edi Rama, u hodhën bazat për një marrëveshje, e cila parashikon rikthimin e policisë në stadiume dhe rifillimin normal të aktiviteteve futbollistike.

Në orën 11 do të zhvillohet një tryezë për futbollin. Drejtuesit e federatës dhe presidentët e klubeve do të jenë përballë Kryeministrit për të diskutuar detajet e rikthimit të policisë. Megjithatë, Rama pritet të dëgjojë shqetësimet e gjithë aktoreve të futbollit që lidhen edhe me ligjin e sportit apo rimbursimin e TVSH-së për ata që investojnë në sport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos