Rikthimi i politikës, palët gati për reformën zgjedhore dhe çështjen “Meta”

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 16:02 | Politikë
Rikthimi i politikës, palët gati për reformën zgjedhore dhe

Afatet që diktojnë zgjedhjet e ardhshme dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR, do të bëjnë që katër skajet e politikës të rikthehen bashkë shumë shpejt brenda shtetrrethimit pandemik.

Tryeza e dialogut politik për reformën zgjedhore është pika ku mazhoranca dhe opozita parlamentare bien dakort.

“Presim që brenda kësaj jave të fillojmë të bisedojmë, ndoshta edhe me një raport mbi hap[at e ndërmarra deri më tani”, thotë për A2 Rudina Hajdari.

Një tjetër komision që ka ngrirë për shkak të Covid-19, është ai për hetimin e presidentit të Republikës Ilir Meta. Numri dy i PS është i bindur se prapakthehu nuk do të ketë dhe se opinioni i 22 qershorit nga Venecia, do të reflektohet në vendimmarrjen dhe raportin final të komisionit.

https://a2news.com/2020/03/04/reforma-zgjedhore-pjesemarresit-e-tryezes-politike-raportojne-para-ambasadoreve-gjiknuri-15-marsi-duket-i-pamundur-per-tu-arritur/

“Komisioni i Posaçëm është mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku merr pjesë mazhoranca dhe opozita,  për të konkluduar lidhur me çështjet e ngritura nga deputetet kërkues, dhe në këtë detyrë që ata kanë marrë për fat të mirë po konsultohen dhe janë konsultuar me Komisionin e Venecias”, thotë Taulant Balla.

Nuk pajtohet me këtë veprimtari Rudina Hajdari. “Komisioni nuk duhet të ekzistonte, se në rrethanat ku nuk kemi një Kushtetuese, mendoj se është keqpërdorur në konfliktin midis mazhorancës dhe presidentit”, thotë deputetja e mazhorancës parlamentare.  

https://a2news.com/2020/03/06/reforma-zgjedhore-pd-jemi-per-permbylljen-e-saj-sipas-afatit/

Prej më se 6 javësh asnjë veprim politik nuk është ndërmarrë në kuadër të këtyre dy çështjeve, ndërsa në vijim pritet edhe implementimi i teknologjisë për t’i rikthyer në gjendje aktive, pas paralizës nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos