Alibeaj: Rama e parashikoi situatën që në shkurt, krijoi strategji për të vjedhur

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 22:02 | Politikë
Alibeaj: Rama e parashikoi situatën që në shkurt, krijoi

Opozita jashtë parlamentit kërkon prej javësh nga qeveria transparencë për disa tendera sekretë të zhvilluar gjatë periudhës së pandemisë.

Partia Demokratike ka dërguar një kallëzim në SPAK për këtë dhe gjithashtu sot ka njoftuar se i ka kërkuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, të hetojë zyrtarisht 17 tendera. Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj foli në A2 për këto akuza.

“Qeveria nuk mund të bëjë tendera sekretë”

“Ligji për prokurimin nuk e lejon këtë. Ose kërkohen masa të veçanta sigurie ose diktohet nga interesat thelbësore të shtetit, këto janë të vetmet alternativa që mund ta detyrojnë shtetin për ta bërë sekrete. Por po të marrësh 17 prokurimet, asnjëra nga ato nuk ka të bëjë as me masa të veçanta sigurie. Në situata të tilla duhet të jetë gjithçka transparente

“Institucionet shtetërore të mbuluara nga errësira”

“Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me hetimet për padinë që kemi ngritur ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e mjeteve për infrastrukturën shëndetësore. Siç duket është bërë sport kombëtar që institucionet shtetërore në këtë situatë të jenë të mbuluara totalisht nga errësira. Qeveria këtë errësirë do, pasi është ambienti më i mirë për të vjedhur, por e kam të vështirë të kuptojë që edhe institucionet e reja të drejtësisë të japin zero informacion”.

“1.5 mln euro të dhëna për 3 pako për bashki”

“Ne dje pamë se çfarë ka ndodhur me atë kompaninë e famshme maqedonase ose me tenderin që bënë rezervat e shtetit me furnizimit. Deri dje, janë shpërndarë vetëm 3 pako për çdo bashki, mesatarisht. 1.5 mln euro të dhëna ndaj një kompanie maqedonase dhe deri dje janë shpërndarë vetëm 3 pako mesatarisht për çdo bashki. Fatkeqësia ka 50 ditë dhe shqiptarët janë pa punë dhe pa para”.

“Rama krijoi strategjinë për të vjedhur para gjendjes së jashtëzakonshme”

Dje në mëngjes, kryeministri po na bënte qyfyre lidhur me denoncimet e opozitës, donte të tregonte se çdo gjë ishte publike dhe asgjë sekrete. Në atë video-montazh ka treguar në mënyrë neglizhente edhe një vendim qeverie. Ky vendim është marrë disa ditë më parë, ku thuhet se edhe për këto tendera okulte, të klasifikuara si sekrete, mohohet edhe e drejta e ankimit, e cila është një e drejtë ligjore për këdo që do të marrë pjesë në një procedurë prokurimesh. Qeveria e ka anashkaluar totalisht ligjin dhe ka miratuar një vendim ku ka krijuar disa rregulla të vetat, duke i vjedhur të drejtën parlamentit dhe këtë e ka bërë më 26 shkurt. Po të kthehemi pak në kohë, më 26 shkurt, Rama thoshte se ky është vetëm një grip stinor. Kjo do të thotë se Rama ka parashikuar, ka krijuar strategjinë e tij që gjatë periudhës që do të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme, të bënte vetëm një gjë, të vidhte paratë e shqiptarëve. Asnjë nga prokurorët e SPAK-ut nuk guxojnë të hapin çështje për këtë vjedhje të hapur që po bën qeveria".

“Ndryshimet në Kodin Penal janë dispropocionale”

“E para, u bënë me procedurë të përshpejtuar, që nuk lejohet për ligje me shumicë të përshpejtuar. E dyta, nga dolën të dhëna se shqiptarët qenkan kaq kokëfortë që nuk duan t’ia dinë për rrezikun, që qeveria do të duhet të miratojë ato masa. Nuk jam dakord për këtë. Përmbajtja e tyre lë shumë për të dëshiruar, pasi janë masa penale dispropocionale. Por mbi të gjitha, unë nuk jam dakord për një gjë, mbi arsyetimin e lëvizjes politike. Në gjendje të jashtëzakonshme, do të duhet të kufizohen disa liri, por ashtu siç kushtetuta thotë, kjo situatë ka dy anë. Njëra anë është kufizimi i të drejtave të njeriut, por qeveria ka detyrim kompensimi. Do të pranojmë të kufizojmë liritë, por shteti ka detyrim të kompensojë kokërr më kokërr, çdo lloj humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos