Rikthimi i Xavi, Barcelona do ta prezantojë me ceremoni madhështore

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 16:27 | Futboll
Rikthimi i Xavi, Barcelona do ta prezantojë me ceremoni madhështore

Barcelona do të prezantojë Xavi Hernandez, trajnerin e ri të skuadrës, me një ceremoni madhështore.

Të hënën, në orën 13:00, klubi katalanas do të hapë dyert e stadiumit Camp Nou për të gjithë tifozët që duan ta mirëpresin legjendën “blaugrana”. Pas prezantimit, Xavi do të dalë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Barcelonës.

Klubi spanjoll e arriti marrëveshjen me Al Sadd mbrëmjen e kaluar dhe e zyrtarizoi në orën 2 të mëngjesit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/05/xavi-te-barcelona-arrihet-marreveshja-me-al-sadd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos