
Nikolla Gruevski u shfaq për herë të parë në një intervistë pas arratisjes së tij në drejtim të Hungarisë.
Ish kryeministri maqedonas dhe lideri i VMRO DMPNE u rrëfye për televizionin hungarez TV Sitel, ku deklaroi se kishte kaluar shumë thjesht kufirin shqiptar, dhe më pas në Tiranë i kishte kërkuar ambasadës hungareze statusin e azilit politik.
“Në fillim doja të shkoja në burg, por më pas mora informacion se ishte kurdisur një plan për të më vrarë, dhe ndryshova mendje”.
I pyetur për mundësitë një ekstradimi në Shkup, Gruevski u përgjigj që “ nuk di ç’të them, bëra atë që mu duk veprimi më i mirë në atë moment, të shpëtoj jetën”.
Gruevski shtoi se ai mendon të rikthehet në vendin e tij kur të mbarojë “përndjekja me prapavijë politike” ndaj tij.
Gruevski është dënuar me dy vjet burg nga gjykata maqedonase për blerjen e një automjeti luksoz. (A2 Televizion)