
Tre muaj pas zgjedhjeve vendore, Këshilli Kombëtar i Rithemelimit vendosi që të mos e njohë rezultatin e 14 majit duke e cilësuar si një masakër zgjedhore.
Pavarësisht se për Berishën fajtori kryesor është Edi Rama, demokratët sërish e shohin të nevojshëm një analizë të brendshme të tyre duke nisur nga grup seksionet e deri në nivelet më të larta të partisë.
Ky proces do të zgjasë rreth 40 ditë nga 20 gushti deri në fund të shtatorit. Në këtë garë të pabarabartë, siç i cilëson kreu i Rithemelimit zgjedhjet lokale, mazhoranca e Edi Ramës kishte bashkëpunëtore edhe nga radhët e demokratëve.
Deri më tani Sali Berisha heziton që të lë logon e selisë blu për të themeluar një parti të re, por ai mendon se zgjidhja është bashkimi i partive dhe mendimit opozitar për të nisur një aksion politik kundër qeverisë.
Strukturat do të kenë një proces analizë, por Këshillit Kombëtar nuk mori vendim të thërrasë Kuvendin Kombëtar që Sali Berisha t’i nënshtrohet votëbesimit siç e kërkon statute kur humbet zgjedhjet vendore. (A2 Televizion)