Dy persona humbën jetën pasi një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat në veri të Italisë. Konfirmimi erdhi nga shërbimet e emergjencës që saktësojnë se aksidenti ndodhi në qytetin Lodi, ndërsa dy viktimat janë makinistët e trenit.
Të lënduarit janë disa, megjithatë nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Treni po udhëtonte nga Milano për në Salerno dhe shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Policia italiane ka hapur një hetim për zbardhjen e tyre. Sipas raportimeve të para, treni ka hasur një vagon të ndaluar në një linjë paralele dhe më pas doli nga shinat duke u përplasur dhe me një ndërtesë aty pranë.
Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se në linjën që ndodhi aksidenti po kryheshin punime mirëmbajtëse. (A2 Televizion)