Një çantë e lënë gabimisht nga një qytetar, pranë sheshit "Skënderbej" në kryeqytet, alarmoi policinë për dyshimin e lëndës plasëse në të.
Policia krijoi fillimisht perimetrin e sigurisë dhe më pas edhe me ndihmën e një roboti antibombë konstatoi se në çantë kishte vetëm mjete punë të një elektriciste.
Foto LSA
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)