“Rokadë” në Serie A, Inter dhe Roma mund të shkëmbejnë sulmuesit

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 20:49 | Futboll

Në ditët e fundit të merkatos të Serie A, mund të konkretizohet edhe ajo që shumë analistë sportivë cilësojnë si lëvizja më e bujshme e saj.

Në qendër të lëvizjes, dy emra të njohur të kampionatit italian, kapiteni i Romës Edin Dzeko dhe kiliani Alexis Sanchez, që për arsyeje të ndryshme nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme.

Boshnjaku 34-vjeçar nuk diskutohet teknikisht, por javën e fundit faqet e gazetave italiane ishin plot me detaje për zënkën me trajnerin Fonseca, maja në ajzbergut e një marrëdhënie të vështirë, që vjet e kishte çuar atë një hap larg Juventusit.

Dzeko ka një marrëdhënie të vështirë me trajnerin Paulo Fonseca

Ndërkohë, Sanchez ka patur dëmtime dhe nuk arrin të luaj titullar, në një ekip si Interi që në sulm ka dy pesha “të rënda” si Lukaku dhe Martinez.

Por të përbashkët dy sulmuesit kanë rrogën shumë të lartë, dhe mund të ishte kjo një lëvizje që do t’i mundësonte zikaltërve një zëvendësues të denjë të Lukakut, dhe Romës një problem më pak dhe cilësi më shumë, nga momenti që boshnjaku ishte jashtë ekipit.  

Alexis Sanchez nuk ka gjetur shumë hapësirë tek Interi

Marrëveshja nuk duket e largët, nga momenti që drejtuesit e Romës ndodhen në Milano për të diskutuar personalisht me ato të Interit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos