E kërkoi Kukësi, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Hungari

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 16:11 | Futboll
E kërkoi Kukësi, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në

Herdi Prenga, mbrojtësi shqiptar 26-vjeçar, të cilin kohët e fundit e kërkoi edhe skuadra e Kukësit, ka zyrtarizuar transferimin në Hungari.

Mbrojtësi, i cili në të kaluarën është grumbulluar edhe nga Kombëtarja, është blerja më e re e skuadrës së Kisvarda, e cila renditet në vendin e tretë në Hungari.

Dy vitet e fundit, Prenga ka qenë pjesë e skuadrës së Rigës në Lituani, ku luajti në 41 ndeshje dhe realizoi 5 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos