
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton në rrjetet sociale se ka firmosur një kontratë me sulmuesin Salim Cisse, i cili prej disa ditësh ishte në provë dhe stafi teknik dha miratimin për afrimin e tij.
Cisse konsiderohet si një ndër blerjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje janari, pasi është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës.
Kontrata futbollistit nga Guinea është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. (A2 Televizion)