
Matvei Petrov, gjimnasti rus i cili garon për Shqipërinë, arriti të zërë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës që po zhvillohen në Osijek të Kroacisë.
Performanca e shkëlqyer e shqiptarit të natyralizuar i dhuroi 15.2 pikë në këtë garë, mjaftueshëm për t'u kualifikuar në finalen e së shtunës.
Një rezultat i tillë, është një shenjë premtuese e performancës që gjimnasti i cili garon edhe për ngjyrat bardheblu të klubit të Tiranës, të futet në finalet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020. (A2 Televizion)